Një person gjendet i plagosur në Korcë, ja cfarë ka ndodhur
Lajmifundit
/
24 Qershor 2024, 20:32
Aktualitet

Një person është gjetur i plagosur në lagjen 15 të qytetit të Korçës.
Sipas njoftimeve nga policia dyshohet se ai eshte qelluar me mjete të forta.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës ky shtetas është dërguar në spital është marrë në pyetje dhe gjatë dëshmisë së tij ka thënë se e ka dëmtuar një person tjetër që rezulton i njohur për të.
Për të zbardhur konfliktin policia ka shoqëruar në komisariat personin që sipas pretendimeve të shtetasit të dëmtuar është autori.


