"Pse RTSH nuk transmeton Euro 2024", Alfred Peza: Fitoi kush pagoi më shumë!

Politikë

"Pse RTSH nuk transmeton Euro 2024", Alfred Peza: Fitoi kush pagoi

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë shpjegim ne Parlament se përse RTSH nuk po e transmeton Kampionatin Europian të Futbollit, "Euro2024".

Gjatë raportimit në Komisionin e Medias dhe Edukimit, Peza tha se RTSH ka bërë një ofertë të mirë dhe konkurruese, por nuk e fituan dot, pasi të tjerë kishin dhënë ofertë më të lartë. 

"Pse RTSH nuk i blen paketat sportive? Kushtojnë në fillim, por vetëm me reklamat, fiton para. Do të ishte i rëndësishëm për publikun...

Është një e drejtë për të cilën konkurrohet në treg dhe fiton ai që jep ofertën më të lartë. Kemi dhënë një ofertë shumë të mirë dhe konkurruese.

Ka pasur një shtyrje prej disa javësh të përgjigjes, e sigurisht që e ka fituar ai që ka paguar më shumë. Sa i përket transmetimit "free", e drejta e transmetimit është e drejta e transmetimit me paketa dhe me free. Ata që e kanë blerë janë të detyruar që ta japin "free".

Transmetimin e Kampionatit Europian të Futbollit, "Euro2024" ne territorin shqiptar aktualisht po e zhvillon Klan tv. 

ME TE LEXUARAT