Ngacmoi seksualisht 46-vjeçaren, përfundon në burg i riu me çrregullime të shëndetit mendor
Lajmifundit
/
16 Prill 2021, 08:26
Aktualitet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 46-vjeçare. Sipas policisë, i akuzuari, shtetasi P.B, dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare”, njofton policia.


