Kandidatja e Shkodrës për PS: Ankohesha për Ramën, jam këtu se nuk kam zgjidhje tjetër (Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, fushatën që kandidatja për Shkodrën në PS, Edona Bilali, bëri në Shkodër, ku i bënte apel qytetarëve të saj që të votonin PS për ndryshimin.
“Kam një mesazh për ata që e shohin zi politikën, kur kryeministri më ftoi, edhe unë ankohesha për politikën e vendit dhe për Edi Ramën. Por, nuk kisha zgjidhja, duhet të luftoja për ndryshimin. Unë vetëm nuk ja dal, as kryeministri Rama nuk ja del vetëm. Ne ja dalim një forcë nëse bëhemi të gjithë bashkë për Shkodrën dhe Shqipërinë.
Të gjithë janë habitur që e mora përsipër pasi më thonin se isha mirë në profesionin tim, është e vërtetë, isha rehat. Por, a mund të isha mirë unë nëse Shkodra nuk është mirë”, tha ndër të tjera kandidatja.


