Sanksionet ndaj Rusisë, NATO mbështet vendimin e SHBA-së

Bota

Sanksionet ndaj Rusisë, NATO mbështet vendimin e SHBA-së

NATO ditën e sotme njoftoi ditën e sotme se është në krah të SHBA, lidhur me vendimin që ka marrë për të sanksionuar financiarisht Rusinë dhe dëbimin e 10 diplomatëve rusë.

 “Vendet e NATO-s shprehin mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për aleaten e tyre, SHBA, pas njoftimit të masave që synojnë t’u përgjigjen veprimtarive destabilizuese të Rusisë. Aleatët po ndërmarrin veprime individualisht dhe kolektivisht për të forcuar sigurinë kolektive të Aleancës”, shkruhet në deklaratë.

Ndërkohë, bëhet me dije se vendet anëtare të NATO-s akuzojnë Rusinë për shfaqje të përsëritura të sjelljes destabilizuese, veçanërisht duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë dhe duke vazhduar të shkelë, të mos respektojë dhe të anashkalojë numrin e detyrimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare.

Një ditë më parë, qeveria amerikane njoftoi se ka vendisur një sërë  sanksionesh financiare kundër Rusisë dhe dëbimin e 10 diplomatëve rusë, në përgjigje të sulmeve kibernetike dhe ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, që i atribuohen Moskës.

ME TE LEXUARAT