Akuzohet për vjedhje parash në kompaninë ku punonte, shpallet në kërkim 45-vjeçari në Kavajë

Aktualitet

Akuzohet për vjedhje parash në kompaninë ku punonte, shpallet

Policia e Kavajës ka nisur kërkimin e një 45-vjeçari në Kavajë, i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Blutë njoftojnë se shtetasi SH.E akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në punën ku punonte.

“Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. E., 45 vjeç, pasi në Kavajë, duke qenë punonjësi i një kompanie  ka shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT