Në gjendje të dehur aksidentoi qytetarin, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë
Lajmifundit
/
20 October 2021, 08:42
Aktualitet

Ka rënë në pranga 43-vjeçari L.M në Sarandë, i cili një natë më parë aksidentoi një qytetar, që përfundoi në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas policisë, 43-vjeçari ishte në gjendje të dehur, ndërkohë që i aksidentuari në momentin e ngjarjes ishte jashtë makinës së parkuar.
“L. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.


