Sërish tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen në disa zona
Lajmifundit
/
20 October 2021, 08:34
Bota

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë. Mediat vendase shkruajnë se mëngjesin e sotëm është lëkundur Arkalochori me 4.3 ballë, me thellësi deri në 11.7 km. Sipas të dhënave të Institutit Gjeologjik të Athinës, lëkundjet janë ndjerë edhe në Heraklion dhe zona të tjera të Kretës.
Ndërkohë që në mbrëmjen e djeshem, Kreta u lëkund sërish nga dy tërmete, me ballë 3., ndërsa gjatë këtyre muajve, Greqia po goditet shumë nga tërmete, por fatmirësisht pa dëme materiale apo në njerëz.


