Zbardhja progress raportit për Shqipërinë, Rama sot konferencë për mediat

Kryeministri Edi Rama do presë sot në kryeministri mediat, në krah të ambasadorit të Be, Luigi Soreca. Kjo konferencë vjen një ditë pasi u zbardh progress raportit të KE për Shqipërinë. Sot po ashtu do të zhvillohet edhe takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE). Në këtë takim do të prezantohet “Raportit Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”. Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla.

Më pas fjalën do e marrin, Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian, për të informuar anëtarët dhe të ftuarit e përherëshëm të KKIE mbi hapat për ndjekjen e rekomandimeve të këtij Raporti.
Një ditë më parë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE. Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat. Sa i përket raportit, KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet. Reforma administrative territoriale është një tjetër pikë e prekur në Raport ku theksohet se duhet të vijojë decentralizimi i pushtetit lokal dhe të bëhet më shumë për autonominë dhe financat e bashkive. KE thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim. /shqiptarja


