Mot i nxehtë në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat këtë të mërkurë

Aktualitet

Mot i nxehtë në të gjithë vendin, ja si parashikohen

Do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku temperatura më të larta do të ketë në zonat e ulëta, kryesisht në Qendër dhe Jug të territorit.

Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë në tjetër rritje duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 34°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim i ulët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion