Trump firmos tarifat e reja! Celiku e alumini do importohen 50% më shtrenjtë, reagon BE

Bota

Trump firmos tarifat e reja! Celiku e alumini do importohen 50% më

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur rritjen e tarifave mbi importet e aluminit dhe çelikut në 50%.

Vendimi u konfirmua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila tha se qëllimi është mbrojtja e industrisë vendase.

Në të njëjtën kohë, Brukseli dhe Uashingtoni po përpiqen të shmangin përshkallëzimin e tensioneve tregtare. Pas një telefonate mes presidentit Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, palët ranë dakord të përshpejtojnë negociatat.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Tregtinë, Olof Gill, deklaroi se dita e parë e bisedimeve në Uashington ishte konstruktive. Nesër pritet një takim mes komisionerit evropian dhe përfaqësuesit amerikan.

Shtëpia e Bardhë ka nisur t’u dërgojë letra partnerëve ndërkombëtarë për t’u kujtuar afatin e tarifave, ndërsa detajet e mesazhit nuk janë bërë publike.

Sa i përket situatës në skenën e brendshme politike në SHBA, Elon Musk ka sulmuar sërish Trump, pasi ka shpërthyer në kritika ndaj projektligjit republikan për shpenzimet, duke e quajtur “një neveri të neveritshme”.

Shtëpia e Bardhë u përgjigj sërish me zëdhënësen Leavitt “se presidenti nuk po ndryshon qëndrim”.

Ndërkohë të martën u publikua portreti zyrtar i ri i presidentit Trump. Në foto, ai shfaqet me kravatë të kuqe dhe pa flamurin amerikan në sfond, një ndryshim i pazakontë krahasuar me traditën e mëparshme që ka ngjallur debate dhe kritika në adresë të kreut të Shtëpisë së Bardhë./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion