Artan Hoxha: Shqiptari nga Fieri u kap duke u shitur kok**në ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

Aktualitet

Artan Hoxha: Shqiptari nga Fieri u kap duke u shitur kok**në ushtarëve

Gazetari Artan Hoxha tregoi edhe rastin e një shqiptari të kapur në portin e Odesës duke çuar kokainë në Ukrainë, pasi siç tha për shkak të konfliktit dhe traumës me të cilën përballen ushtarët, kërkesa në atë zonë është rritur ndjeshëm.

“Rritja e festave verore rinore, aty është me tender kush merr aksesin për ta furnizuar. Ajo e Shëngjinit ka 15 mijë njerëz, në këto raste kur mbaron aktiviteti bën ca arrestime policia dhe kapen ca kosovarë aty se ata janë operatorët e rinj në treg.

Rastet kur u kapën mbi 11 mijë doza ekstazi, në Kosovë blihen deri 3 euro, në Tiranë shitet deri në 40 mijë lekë. Gjenden lirë, janë pilula dhe shumë kollaj për ta trafikuar.

Në Evropë vendi ku po shitet më shumë kokainë është konflikti Rusi-Ukrainë. Mbaj mend që sapo filloi konflikti u kap një shqiptar nga Fieri në Odesa, po çonte kokainë, e konsumojnë ushtarët.

Po ka një shoqëri që është në traumë, janë ata, si do ta përballojnë? Ndaj ka gjetur rritje kërkesa në atë zonë.

Shqiptarët ishin në portin e Odesës, iu gjetën në vend 30 kg dhe po çonte 250 kg që ishte ngarkesa e plotë”, tregoi Hoxha./euronews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion