Mori peng 53-vjeçarin duke e kërcënuar me thikë dhe më pas e dërgoi në banesë, në pranga i riu

Aktualitet

Mori peng 53-vjeçarin duke e kërcënuar me thikë dhe

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar për heqje lirie të një 53-vjeçari të cilin e mori peng nën kërcënimin e thikës ku dhe i mori dhe aparatin cellular. Sipas bluve, shtetasi A.T, arriti t’i grabiste dhe aparatin celular pengut të tij.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brryli”.

I hoqi lirinë një shtetasi duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”, për zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas shtetasi A. T., duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion