FOTO/ Beniada Nishani konfirmon lidhjen e dashurisë: Jam më e lumtur se kurrë

Showbiz

FOTO/ Beniada Nishani konfirmon lidhjen e dashurisë: Jam më e lumtur

Beniada Nishani është e dashuruar dhe ndihet më e lumtur se kurrë. Këtë fakt e konfirmoi vetë modelja, gjatë një interviste televizive.

Modelja thotë se e ndjen vetën me fat.

“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”.

Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por thekson se “kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas”.

Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri, u shpreh moderatorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 1”, duke rrëfyer se puthja e parë mes saj dhe të dashurit ndodhi gjashtë muaj pas njohjes.

Nishani është e përfolur për një lidhje me vëllanë e opinionistit Arbër Hajdari. Edhe pse ka munguar një foto zyrtare nga ana e çiftit, në më shumë se një rast ata janë kapur mat nga ana e paparancëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion