Humbi në zgjedhje, Lefter Maliqi çon në SPAK të gjithë funksionarët e KZAZ-së Kuçovë

Politikë

Humbi në zgjedhje, Lefter Maliqi çon në SPAK të

Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka bërë kallëzim penal në SPAK për funksionarët e KZAZ-së në Kuçovë.

Ai i akuzon funksionarët e KZAZ-së për manipulim të zgjedhjeve të 14 majit. Maliqi i akuzon se kanë manipuluar dhe falsifikuar materialet zgjedhore.

Maliqi pretendon se gjatë procesit ka pasur probleme me kamerat e sigurisë në pjesën më të madhe të qendrave gjatë paradites së të dielës.

Humbi në zgjedhje, Lefter Maliqi çon në SPAK të

Maliqi reagoi ashpër menjëherë pas shpalljes së rezultatit në Kuçovë. Ai akuzoi kundërshtarin e tij se ka blerë votat. Ai deklaroi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku, por nuk ngurroi të akuzonte edhe Policinë e Shtetit, duke e bërë bashkëfajtore në këtë rezultat.

Maliqi shtoi se ai ka vënë në dijeni për të gjitha këto shkelje edhe OSBE/ODIHR-in, ndërsa tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj, duke mos u dorëzuar deri në daljen e rezultatit real. Kujtojmë se, diferenca e votave mes Maliqit dhe kandidatit socialist është pak më shumë se 200 vota.

 

ME TE LEXUARAT