Mori në makinë 21-vjeçaren me probleme mendore dhe e ngacmoi s*ksualisht, e pëson i riu në Fier

Aktualitet

Mori në makinë 21-vjeçaren me probleme mendore dhe e ngacmoi

Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia në Fier pasi ka marrë në makinë dhe ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Personi i ndaluar është M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, sipas njoftimit të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion