Kush e zgjodhi Ismail Qemalin për të shpallur Pavarësinë? Historia që zbulojnë arkivat

Aktualitet

Kush e zgjodhi Ismail Qemalin për të shpallur Pavarësinë?
I ftuar këtë të premte në Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj, historiani Dritan Egro ka zbërthyer arsyet se pse Ismail Qemali u vendos në krye të lëvizjes që çoi në krijimin e shtetit shqiptar.

Sipas tij, Ismail Qemali vinte nga një familje me rrënjë të thella dhe ishte një diplomat i klasit botëror, me njohje të gjera si në Shqipëri ashtu edhe në qendër të Perandorisë Osmane, ku kishte mbajtur poste të larta administrative dhe kishte shërbyer si këshilltar për politikën e jashtme të Sulltan Abdylhamitit.

Sakaq, ai theksoi se, ky autoritet i padiskutueshëm u dëshmua edhe në vitin 1907, kur autoritetet greke e pritën në Athinë me atributet e një kryetari shteti, pavarësisht se Shqipëria nuk ekzistonte ende politikisht.

 “1850, fillimi i viteve 1860 ishte koha kur dhe Italia u bashkua në atë kohë. Pra jemi bashkëkohorë me shumë shtete evropiane, jo edhe me shtetet ballkanike, por specifika është që ne ishim nën perandorinë dhe nuk na lëshoi deri në fund.

Qëllimi final ka qenë shteti i pavarur, por kushtet specifike në të cilat ndodheshin shqiptarët dhe Shqipëria e asaj kohe nën ombrellën e Perandorisë kërkonin një lëvizje specifike.

Dhe ata ishin të kujdesshëm që edhe me perandorinë të punonin për reformimin e saj nga brenda që të krijonte sa më tepër frymëmarrje për shqiptarët në emancipimin e tyre kulturor dhe politik, por nga krahu tjetër të punonin fuqishëm që në një moment të caktuar, kur të binte Perandoria, që ata e dinin që do binte një ditë, të shpallej pavarësia e Shqipërisë, sepse ndryshe nuk do të kishim shtet shqiptar.

Në mënyrë të padiskutueshme, dhe shembulli ekselence është Ismail Qemali. Ismail Qemali, përtej edhe Tahsinit, ka disa specifika të tjera, përveçse ishte një politikan i lindur dhe një diplomat i klasit botëror, ai ishte dhe pinjoll i një familjeje me shumë rrënjë dhe jo vetëm në Shqipëri, por dhe në qendër të Perandorisë, dhe si i tillë respektohej kudo që shkonte.

Madje për ta ilustruar këtë them një fakt, në 1907, ndërsa ishte shkëputur nga Perandoria, ai shkon në Athinë dhe aty pritet me atributet e një kryetari të një shteti që nuk ishte shtet në 1907.

E presin në Athinë? Pritet në Greqi si përfaqësues, si lider i Shqipërisë, ndërkohë që Shqipëria politikisht nuk ishte. Sepse edhe autoritetet drejtuese të shtetit grek e dinin fort mirë cili ishte Ismail Qemali dhe çfarë pritej të bënte ky njeri për shtetin shqiptar.

Madje në kujtimet e tij, mjeku i Sulltan Abdylhamitit tregon kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë dhe u bë publike çështja në mediat botërore më 29 nëntor dhe gazetat i shkojnë përpara: ai thotë: “Shiko ku e paska pasur hallin ky njeri dhe ne nuk e paskemi kuptuar”.

Pra më flasim për shtetarë dhe politikanë. Ismail Qemali me të vërtetë është njeriu që i vjen nga pas historia, është nga të paktët shqiptarë.

Për vetë klasin që kishte e para, për vetë njohjet që kishte në Shqipëri, për vetë njohjen që kishte në qendër të Perandorisë, kishte punuar dhe kishte qenë në poste drejtuese, plus kishte qenë dhe këshilltar për politikën e jashtme të Sulltan Abdylhamitit. Veç kësaj, në administrimin e territoreve të ndryshme të Perandorisë kishte një klasë shumë të lartë.

Kishte punuar me nipin e Ali Pashë Tepelenës, i vetmi që shpëtoi i gjallë, me Midhat Pashën, reformatorin e madh të Perandorisë në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Pra flasim për një njeri që kishte imponuar me qetësinë, me mençurinë, me veprimin e tij politik autoritetin e tij te të gjithëve dhe ishte i padiskutueshëm me ato që kishte bërë dhe që njihej si i tillë, dhe i vetmi që mund në atë moment delikat kur po shpërthenin luftëra ballkanike që cënonin ekzistencën përfundimtare të një shteti shqiptar, ishte njeriu që e nuhati dhe e çoi vendin”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion