Vr'asja e mjekut dhe sulmi ndaj efektivit, zbulohet kush është i burgosuri problematik në Burrel

Aktualitet

Vr'asja e mjekut dhe sulmi ndaj efektivit, zbulohet kush është i
Një punonjës i Policisë së Burgjeve është dëmtuar pas një sulmi nga një i dënuar në burgun e Burrelit. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e kaluar gjatë turnit të tretë.

Efektivi i identifikuar si Agron Bebja ka marrë dëmtime nga goditja dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Përgjegjës për sulmin dyshohet të jetë i dënuari Dritan Ymeri, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për vrasjen e mjekut Ilir Alia në Shkodër, në vitin 2017.

Krimi ndodhi në mesnatën e 1 korrikut 2017 në lagjen ‘Qemal Stafa’ ku mjeku u qëllua për vdekje me një plumb në kokë. Pas ngjarjes Ymeri u largua drejt Francës, ndërsa në 2 qershor 2021 u vetëdorëzua në polici.

Aktualisht, ai vijon të vuajë dënimin në burgun e Burrelit ku ndodhi edhe incidenti i fundit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion