Përplasi për vdekje me "Range Rover" këmbësorin, arrestohet 20-vjeçari në Fier
Lajmifundit
/
28 Mars 2024, 10:54
Aktualitet

Mbrëmjen e djeshme një 52-vjeçar është përplasur për vdekje nga një 20-vjeçar në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, ku i riu përplasi këmbësorin me një makinë të tipit “Range Rover”.
52-vjeçari u transportua në spital, por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë 20-vjeçari nga Mbrostar Ura është vënë në prangat e policisë.


