Pse po flitet kaq shumë për partinë e re “Të bashkuar për Shqipërinë”? Zbulohen emrat e grupit nismëtar

Politikë

Pse po flitet kaq shumë për partinë e re “Të bashkuar
‘Të bashkuar për Shqipërinë’, është forca politike që është njoftuar dje nga një grup të rinjsh, dhe që kërkon të mbledhë rreth vetes studentë dhe intelektualë që kërkojnë ndryshimin e realitetit politik në Shqipëri.

David Hoxha, Anjeza Marku, Lulëzime Faria dhe Aleksandër Moja deklaruan se janë njohur në shesh dhe iniciativa e tyre ka lindur nga angazhimi i tyre në protestë dhe synon të shndërrohet në një alternativë të re politike, të ndërtuar së bashku me qytetarët brenda dhe jashtë vendit.

Mirëpo referuar ligjit për partitë politike në Shqipëri, të rinjve përpos grupit nismëtar, iu duhen dhe firmat e 3 mijë personave për të bërë të mundur regjistrimin e partisë.

Gjatë një interviste televizive, të rinjtë që janë edhe nismëtar të partisë së re politike, u shprehën se rreth tyre do të mblidhen dhe personalitete dhe intelektualë që kërkojnë ndryshimin e realitetit politik në Shqipëri.

Por nisja e kësaj lëvizjeje të re politike, nuk është pritur mirë nga një sërë aktivistësh të tjerë, që kanë qenë pjesë e protestave të përditshme, që prej revolucionit të flamingove, te revolta studentore e javëve të fundit.

Një pjesë e mirë e tyre, pretendojnë se njoftimi i partisë së re, vetëm dy ditë përpara protestës mbarëkombëtare që është thirrur ditën e shtunë, synon që të zbehë revoltën. Ndërsa të tjerë shprehen se kishte ardhur koha që të kishte një lëvizje politike, nga njerëz të lidhur më së pari me sheshin.

Kritikat dhe sulmet më të mëdha, janë hedhur kryesisht ndaj vajzës që lexoi deklaratën mbrëmjen e djeshme, Lulëzime Farias, të cilës i kanë rikthyer disa video të vjetra të saj, në kohën kur fitonte Mis Miqësia dhe synonte pasarelat e modës.

Megjithatë, pavarësisht rezervave që shumëkush mund të ketë, qoftë me personat nismëtarë të kësaj force politike, qoftë me kohë kur kjo iniciativë u ndëmor, nga vetë sheshi është thënë shpesh se energjia rinore do të duhet të kanalizohet dhe në aksione politike, dhe partitë janë një nga format. /SHEKULLI

Nëse zgjedhjet e 9 Majit do të ishin këtë të dielë, cilin do të votonit për Bashkinë e Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion