Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ): Mos përdorni faqe të jashtme, vetëm e-visa.al është zyrtare për vizat në Shqipëri

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka paralajmëruar qytetarët për një faqe interneti të rreme që pretendon të ofrojë shërbime për aplikimin e vizave hyrëse në Shqipëri.
Faqja në fjalë është: https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/, por MEPJ sqaron se ajo nuk ka asnjë autorizim zyrtar dhe nuk ofron informacion të besueshëm për procedurat e vizave.
Autoritetet theksojnë se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike është: https://e-visa.al/.
Qytetarët dhe të interesuarit u bëjnë thirrje të përdorin vetëm këtë burim për të shmangur mashtrimet dhe çdo formë abuzimi.
Organe të specializuara për sigurinë kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po punojnë për të bllokuar faqet e paligjshme dhe për të gjurmuar personat përgjegjës, ndërsa MEPJ ndjek nga afër situatën për të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe parandaluese.


