Vitaminë D/ Çelësi për një rrezik më të ulët për Alzheimerin dhe demencën

Një studim afatgjatë mbi 800 persona për 16 vjet ka zbuluar se nivelet e mjaftueshme të vitaminës D lidhen me një ulje të rrezikut për zhvillimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.
Personat me më shumë vitaminë D kishin më pak akumulim të proteinës tau, një shenjë e zakonshme e Alzheimerit.
Analizat e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të rrisë deri në 50% shanset për t’u prekur nga demenca me kalimin e kohës.
Shkencëtarët shpjegojnë se vitamina D mund të mbrojë trurin duke reduktuar inflamacionin dhe duke larguar proteinat toksike që lidhen me sëmundjen.
Ekspertët rekomandojnë mbajtjen e niveleve të adekuata të vitaminës D përmes ekspozimit në diell, konsumit të ushqimeve të pasura me vitaminë D ose suplementeve, veçanërisht në moshën e mesme, për të mbështetur shëndetin e trurit në të ardhmen.
Megjithatë, marrja e suplementeve nuk garanton parandalimin e sëmundjes dhe kërkohen studime të mëtejshme.


