Aktivizohet një vatër e rrezikshme zjarri në Shqipëri, era po përhap masivisht flakët
Lajmifundit
/
17 Gusht 2026, 08:26
Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne zonën e Qishbardhës në Vlorë.
Flakët janë favorizuar nga era e fortë, duke vështirësuar përpjekjet për ndërhyrjen dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit.
Situata në terren është paraqitur e vështirë gjatë natës, pasi errësira ka penguar ndërhyrjen e ekipeve, duke kufizuar mundësinë për veprime të shpejta në zonën e prekur.
Aktualisht, situata po monitorohet, ndërsa vijon përpjekja për të mbajtur nën kontroll përhapjen e flakëve.
Përmasat e dëmeve dhe sipërfaqja e përfshirë nga zjarri mbeten për t’u përcaktuar.


