Makinat plasen kokë më kokë/ Aksident i rëndë në Shëngjin, 4 të plagosur nisen për në Tiranë

Aktualitet

Makinat plasen kokë më kokë/ Aksident i rëndë në

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete.



 

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë. Të gjithë janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT