Çmimi i bukës, kryetarja e "Konkurrencës" me Covid, shtyhet mbledhja me Komisionin e Ekonomisë

Aktualitet

Çmimi i bukës, kryetarja e "Konkurrencës" me Covid,

Nesër në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave pritet të diskutohet rreth rritjes së çmimit të bukës, ku është kërkuar edhe prania e Autoritetit të Konkurrencës.

Por së fundmi është kërkuar që mbledhja e Komisionit të Ekonomisë të shtyhet për një datë tjetër. Kjo kërkesë ka ardhur për shkak të pamundësisë fizike për pjesëmarrje nga kryetarja e Autoritet të Konkurrencës, Juliana Latifi. Kjo e fundit raportohet se është infektuar me koronavirus dhe e duhet të karantinohet.

Kujtojmë se ishte Nënkryetarja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Sorina Koti e cila deklaroi se PD në mbledhjen e fundit të komisionit kërkoi praninë e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës për çmimin e bukës dhe të miellit.

Në një deklaratë për mediet Kote u shpreh se “duke parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria prej shumë kohësh, Partia Demokratike, Komisoni i Ekonomisë, dorëzoi kërkesën për thirrje në Komision të Autoritetit të Konkurrencës, pasi, ky autoritet me votën pro qeverisë, votoi kundër marrëveshjes së tregut të lirë, votoi kundër qytetarëve shqiptarë për uljen e çmimit të bukës dhe të miellit”.

Kujtojmë se Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka mbyllur procedurën e hetimit të thelluar në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të maskave, në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të alkooleve dhe xhel dezinfektues, në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të termometrave.

Në përfundim të hetimit, është arritur në përfundimin se përgjithësisht ndërmarrjet që veprojnë në këto tregje kanë zbatuar masat e përkohshme të ndërmarra nga Autoriteti i Konkurrencës, të paktën pasi u gjobitën njëherë për moszbatimin e tyre vjeshtën e kaluar. Ndaj disa prej ndërmarrjeve që veprojnë në këto tregje janë vendosur detyrimet që parashikon neni 4 i ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”./ABC

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion