Pesë dërgesa në tre muaj! Si u fsheh kokaina në kontenierët e "Alba Exotic Fruit"

Aktualitet

Pesë dërgesa në tre muaj! Si u fsheh kokaina në

Zbardhen detaje të reja nga sasia e kokainës i kapur sot në Portin e Durrësit, e cila është gjetur sërish në konteinerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Është e pesta herë radhazi, që nga muaji korrik i këtij viti, që policia kap sasi kokaine të ardhura nga Ekuadori, pikërisht nga konteinerët e kësaj kompanie.

Ditën e sotme, policia njofton se ka sekuestruar sasinë prej 10 kg e 185 gramë kokainë, trafikantët e kishin fshehur në kapakët e motorëve frigoriferikë të konteinerëve me banane.

Konteinerët kanë mbërritur pak ditë më parë në Portin e Durrësit. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Haxhiaj se të gjithë konteinerët që mbërrijnë për llogari të kësaj firme, i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kemi të bëjmë me një grup kriminal, që vijon të sjellë në vendin tonë sasi të ndryshme kokaine me kontenierë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion