Merret vendimi: Nuk mund të aplikosh në Akademinë e Policisë nëse je mbi 30-vjeç

Aktualitet

Merret vendimi: Nuk mund të aplikosh në Akademinë e Policisë

Pas dy vendimeve të Minsitrisë së Brendshme që përcaktonin ndalimin e konkurimit në Policinë e Shtetit për ata që kanë mbushur 30 vjeç, Komisioneri Kundër Diskriminimit ka marrë vendimin që të pranojë kërkesën e Sindikatës së Policisë të ndryshojë kriterin e moshës.

Në këtë mënyrë, Komisioneri Kundër Diskriminimit pranon kërkesën e Sindikatës që mosha e personave që pranohen në Akademinë e Policisë të jetë edhe për ata që kanë kaluar 30-vjeç. Kjo për faktin se Sindikata e ka përshkruar si diskriminues vendimin e ministrisë që kufizon personat që janë mbi moshën 30-vjeç

Brenda 45 ditësh Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit apo Ministria e Brendshme kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin e Komisionerit në Gjykatë. Në të kundërt vendimi ndryshohet nga ai që ka qenë në fuqi deri më sot, duke iu dhënë të drejtë kandidatëve edhe mbi 30-vjeç të kandidojnë apo bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion