Covid-19 mposht Rusinë, 973 të vdekur në 24 orët e fundit

Bota

Covid-19 mposht Rusinë, 973 të vdekur në 24 orët e fundit

Rusia regjistroi më 11 tetor numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar. Task-forca për pandeminë tha se 973 persona vdiqën brenda 24 orësh. Ishte kjo dita e gjashtë me radhë me mbi 900 vdekje nga koronaviursi.

Në total, Rusia ka humbur 218,345 persona nga sëmundja. Task-forca ruse tha se, më 11 tetor, ka konfirmuar edhe 28,190 raste të reja të të infektuarve.

Autoritetet ruse fajësojnë normat e ulëta të vaksinimit për situatën. Vetëm 29 për qind e rusëve janë plotësisht të vaksinuar, tha javën e kaluar Tatyana Golikova, zëvendëskryeministre e Rusisë, e cila mbikëqyr politikën shëndetësore. /Express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion