“Çmendet” 26-vjeçari në Tiranë, merr thikën dhe kërcënon të ëmën, 4 të tjerë në pranga

Aktualitet

“Çmendet” 26-vjeçari në Tiranë, merr

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se të arrestuarit kanë kryer vepra penale si dhuna në familje, vjedhja, dretimi i mjetit në gjendje të dehur. Gjithashtu materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Një 26-vjeçar në Tiranë ka kërcënuar të ëmën me thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje në dy dyqane në Tiranë. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale "Vjedhja".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se i ka vjedhur një qese me ushqime shtetasit E. S. dhe më pas është konfliktuar fizikisht me të. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit: K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
S. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Teodor Keko", duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT