"Më pyetën për një ngjarje të vjetër", Erion Isai del nga SPAK pas një ore dëshmi

Aktualitet

"Më pyetën për një ngjarje të vjetër",

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai në dalje nga Prokuroria e Posaçme tha për mediat se ka dhene sqarime shtesë në lidhje me një dosje të vitit 2023, por nuk tregoi më shumë detaje.

Ai u shpreh se në SPAK ishte në cilësinë e personit deklarues.

“Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha. Dhashë disa shpjegime shtesë dhe mund te them se kam qenë person deklarues”, deklaroi Isai.

Kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët për 3 orë nga Prokurorët e posaçëm më 30 Maj 2023.

“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje. 

Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni. 

I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, ka tha ai në atë kohë pas daljes nga SPAK.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion