Rama surprizon kryeministren Meloni në Emiratet e Bashkuara, ja çfarë i dhuron për ditëlindje

Politikë

Rama surprizon kryeministren Meloni në Emiratet e Bashkuara, ja

Kryeministri Edi Rama i bëri një dhuratë kryeministres italiane, Giorgia Meloni dhe të dy filluan të bënin shaka para së të fillonte Sustainable Week.

Rama, i ulur në gjunjë në Adnec Centre të Abu Dhabi-t, iu drejtua Melonit me “Madhëria juaj…” dhe i dorëzoi një dhuratë për ditëlindjen e saj të 48-të.

Kryeministrja e falënderoi Ramën, duke i thënë: “Çfarë personazhi je!”. Një minutë më vonë Rama i vendosi dhuratën Melonit, një shall i madh mëndafshi i bardhë me imazhe të kulturës popullore shqiptare të stampuara në gri dhe të zezë.“U kërkova gazetarëve që të këndojnë ‘Gëzuar Ditëlindjen’, meqë të pëlqen aq shumë!”, iu drejtua Rama-Melonit dhe më pas ai iu drejtua gazetarëve: “Jeni këtu për t’i kënduar ‘Gëzuar Ditëlindjen’, apo jo?”, me Melonin që më pas iu kthye duke qeshur: “Mos më vendos në siklet”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion