“Të të jap 10 mijë lekë, mos më bëj testin e alkoolit”/ I dehur në timon, arrestohet 59-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

“Të të jap 10 mijë lekë, mos më bëj testin e

Nuk iu bind Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte i dehur, si dhe ofroi para, që të mos kryente testin e alkoolit dhe t’i shmangej arrestimit, vihet në pranga 59-vjeçari.

Gjatë patrullimeve, me objektiva përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe monitorimin e qarkullimit, patrulla e Policisë Rrugore e DVP Durrës ka ndaluar në zonën e plepave, për verifikime, automjetin me drejtues shtetasin Izet Ymeri., 59 vjeç, banues në Lushnjë.

Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion