Me pamje nga punimet e shkollës së re ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, Rama uron një ditë të mbarë
Lajmifundit
/
29 July 2021, 09:07
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga punimet e shkollës së re në Tiranë, “Nenë Tereza”.
Në videon e publikuar nga kryeministri përveç pamjeve të shumta të ndërtesës nga jashtë, na jep edhe një shije të produktit final të shkollës duke na treguar disa prej klasave të ardhshme.
“Mirëmëngjesi dhe me disa pamje nga shkolla e re “Nënë Tereza” në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook.

