Më pak se një orë nga mbyllja e votimit, pjesëmarrja në 5 Bashki shkon mbi 18%! Vlora dhe Berati shifra të ulëta (TABELA)

Aktualitet

Më pak se një orë nga mbyllja e votimit, pjesëmarrja në

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit deri në orën 17:00.

Një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, bie në sy përqindja e ulët dhe gati historike e pjesëmarrjes, me një total 18,55%.

Vlora regjistron shifrën më të dobët, me 12,42% dhe më pas Berati me 19,84%. Më mirë paraqiten tre bashkitë e tjera, Cërriku me 23,49%, Tepelena me 32,21% dhe Mati që mban rekordin me 39,99%.

Duket theksuar se mbi 30% e qendrave të votimit mesatarisht nuk kanë raportuar ende informacione dhe janë në pritje.

Tabela e KQZ deri në orën 16:00:

-Bashkia Vlorë

12,42%

-Bashkia Berat

19,84%

-Bashkia Cërrik

23,49%

-Bashkia Mat

39,99%

-Bashkia Tepelenë

32,21%

Më pak se një orë nga mbyllja e votimit, pjesëmarrja në

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion