“Më e madhja dhe më e besuara”, SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve për vitin 2023

Aktualitet

“Më e madhja dhe më e besuara”, SIGAL UNIQA, lidere e

Tregu i sigurimeve në Shqipëri u rrit me 8.9% gjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 22.9 miliardë lekë ose rreth 220 milionë euro.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës rreth 8%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.

Por cila është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri?

Të dhënat e AMF flasin qartë: Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në ato të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, 26%
Në Sigurimet e Jetës, 44,37%
Në Sigurimet e Pasurisë, 42,30%
Në Sigurimin Aksidente dhe Shëndeti, 47,81%
Në Sigurimin e Shëndetit Privat, 45,07%
Në Sigurimet Motorike, 21,14%
Në Sigurimet e Detyrueshme, 21,10%
Në Sigurimet Vullnetare, 36%

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe teksa kompania shqiptaro-austriake ofron produktet më të mira të sigurimeve, është pranë klientëve kur ata kanë nevojë, respekton çdo kontratë konform ligjit, lidere në pagesat e drejtpërdrejta të dëmeve, ofertat e herëpashershme dhe mundësia që çdokush të sigurojë pronën, shëndetin apo automjetin pavarësisht të ardhurave që ka.

Nga 8 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, kompania që është pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, mbetet në krye të tregut duke zotëruar 27,5% të tij. Shifër kjo konstante që prej themelimit të kompanisë në shkurt 1999, citon Top News ne nje kronike televizive.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Group Austria ruan vendin e parë në treg teksa gjatë 2023-shit ka paguar tek klientët e saj rreth 15 milionë Euro dëmshpërblime.

Gjatë vitit të shkuar, sipas shifrave të AMF, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton të ketë paguar mbi 23% të totalit të dëmeve që kanë paguar 12 kompanitë e sigurimit në Shqipëri.

SIGAL UNIQA Group Austria, e themeluar në Tiranë në shkurtin e vitit 1999, është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.

“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.

Portofoli i SIGAL UNIQA Group Austria është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: ‘UNIQA Re’, ‘Munich Re’ apo ‘Hannover Re’ duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e saj.

Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion