Me 1 kg kokainë në makinë, trafikantët tentuan të shtypnin policët. Efektivi plagosi të riun pa dashje

Aktualitet

Me 1 kg kokainë në makinë, trafikantët tentuan të

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ku mbeti i plagosur Eneo Sulejmanaj.

Ky i fundit u plagos nga një efektiv i policisë, pasi gjatë në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur efektivëve dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të rendit.

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë në vetëmbrojtje ka qëlluar dhe e ka plagosur trafikantin, i cili më pas është dërguar në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore efektivët e antidrogës nuk kanë kryer shkelje.

Atyre u është kërcënuar jeta, pasi mjeti nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe drejtuesi i makinës i ka dhënë gaz duke i goditur efektivët, por fatmirësisht pa të lënduar. Efektivi i policisë ka kryer shprepje të armës pa dashje.

Ndërkohë, me të në automjet ishin edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Ildi Begaj, 20 vjeç.

Të tre ata ishin nën vëzhdim prej kohësh nga Antidroga e Tiranës, pasi dyshohen si furnizues të lëndëve narkotike.

Policia gjeti në automjetin e tyre një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lëndë narkotike kokainë. 

 

ME TE LEXUARAT