Foto/ Përplasja në Tiranë mes trafikantëve të drogës dhe policisë, ja kush janë 3 të arrestuarit

Aktualitet

Foto/ Përplasja në Tiranë mes trafikantëve të

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë, që u zhvillua të enjten, në orët e vona të mbrëmjes Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut.

Foto/ Përplasja në Tiranë mes trafikantëve të

Ata janë identifikuar si Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni. Prej dy muajsh, ata ishin nën vëzhgimin e policisë dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin.

Në momentin që u përballën me patrullën e policisë, ata lëvizën mbrapa, duke përplasur makinën e efektivëve dhe duke rrezikuar policët që ishin në këmbë.

Të ndodhur në këtë situatë, një prej efektivëve qëlloi me armë, duke plagosur në inde të buta 30-vjeçarin Enea Sulejmani. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë operacionit, u kap 1 kg kokainë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion