Mbërrijnë mbi 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, Rama zbulon ç’do ndodhë ditët në vijim
Lajmifundit
/
17 Prill 2021, 19:51
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në këto momente kanë mbërritur në vendin tonë 40.800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, ndërsa thekson se pritet në ditët në vijim të mbërrijnë dhe mbi 250,000 vaksina.
Statusi i Ramës:
Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm.


