Manovra me Jet Ski i mori jetën! Dalin detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Aktualitet

Manovra me Jet Ski i mori jetën! Dalin detaje të reja nga vdekja e

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg, i cili humbi jetën në një aksident detar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë në ujë.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që shoqja e tij, 31 vjeçe, që ndodhej në motor me të, ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas burimeve spitalore, 31-vjeçarja britanike iu nënshtrua kontrolleve të plota mjekësore dhe qëndroi nën vëzhgim për 24 orë në pavionin e sëmundjeve të brendshme të spitalit të Durrësit.

Ajo ka treguar dinamikën e ngjarjes. Pas marrjes me qira të një motorri uji (jet ski), gjatë lëvizjes me shpejtësi dhe një manovre të forte në thellësi, mjeti u përmbys duke zënë poshtë tij 34-vjeçarin që dhe pse ishte me jelek shpëtimi nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen policia e Durrësit arrestoi operatorin turistik që ofronte mjetet ujore, nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, sipas Tch. Ai kishte lejuar viktimën të drejtonte motorin pa leje përkatëse, duke rrezikuar jetën e klientëve të tij. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion