Përgatitjet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, shikoni cfarë po ndodh përreth stadiumit në Tiranë

Sport

Përgatitjet për ndeshjen Shqipëri-Serbi, shikoni cfarë po

Tirana po përgatitet për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet të shtunën e 7 qershorit, ora 20:45.

Ditën e sotme, ka nisur çmontimi i bizneseve në zonën e stadiumit “Arena Kombëtare”, aty ku do të luhet ky takim.

Kjo është hera e dytë që diçka e tillë ndodh për një ndeshje futbolli, pas finales së Conference League në vitin 2022.

UEFA dhe policia këtë ndeshje e konsiderojnë të një rrezikshmërie shumë të lartë edhe pse nuk do të ketë tifozë udhëtues.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion