Manastirliu premton qytetarët: 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj (Video)
Lajmifundit
/
10 April 2021, 09:20
Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka premtuar qytetarët në vend se brenda muajit maj do të vaksinohen 500 mijë njerëz. Përmes një postimi në Facebook, ministrja bëri të ditur se, që nga nisja e fushatës së vaksinimit, janë vaksinuar më shumë se 176 mijë gjyshe dhe gjyshër.
“Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga #covid19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari.
*250,676 vaksinime të kryera 500,000 të vaksinuar brenda muajit maj”, shkruan ajo.


