Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve

Aktualitet

Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash.

Një automjet tip “Seat” me targa te Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në fushë të hapur.

Në automjet udhëtonte një çift bashkëshortësh, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ndërsa punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion