Lejuan një kamion me drogë të kalonte kufirin te 'Hani i Hotit', zbardhen emrat e të arrestuarve!

Aktualitet

Lejuan një kamion me drogë të kalonte kufirin te 'Hani i

Agjencia e Mbikëqyrhes policore ka arrestuar 3 policë dhe 1 doganier, të pikës kufitare “Hani i Hotit” pasi në vitin 2023 lejuan kalimin e një kamioni me 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

Tre policët e janë identifikuar si Lekë Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj, ndërsa doganieri Selami Ethemi.

AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier.

Njoftimi: 

Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

. M., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion