I dënuar me mbi 7 vite burg për trafik droge, kapet shqiptari në Bolzano

Aktualitet

I dënuar me mbi 7 vite burg për trafik droge, kapet shqiptari në

Një 37-vjeçar shqiptar, i dënuar me mbi 7 vite burg, është arrestuar nga policia italiane në Bolzano.

Arrestimi erdhi pas një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Milanos, ndërsa është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për krime që lidhen me trafikimin e drogës dhe përndjekjen.

Shqiptari kishte qenë një nga të kërkuarit e “Operacionit BESA”, të kryer në vitin 2020 nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Trentos, pas të cilit, në vitin 2022, ai ishte dënuar për organizatë kriminale që synonte trafikimin e narkotikëve në Bolzano dhe Merano.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion