Porositi drekë me peshk në restorant, shqiptarit i ‘servirin’ prangat në pjatancë! Arrestohet në sy të së dashurës!

Aktualitet

Porositi drekë me peshk në restorant, shqiptarit i

Ishte duke shijuar një drekë me bazë peshku në një restorant të njohur në Darsena të Viareggio, por në pjatë i ‘servirën’ prangat. Një shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar për trafik droge dhe i dënuar me 6 vite burgim për trafik droge, është arrestuar dy ditë më parë.

Në kohën kur karabinierët e arrestuan, i riu me precedentë penalë ishte ulur me të dashurën e tij në një tavolinë në tarracë dhe i ‘zhytur’ në bisedë ndërsa priste pjatat e tij. I kërkuari nuk u bëri rezistencë karabinierëve. Partnerja e tij që e kishte ndihmuar dhe strehuar për më shumë se një muaj, gjithashtu u mor nën hetim.

Për habinë e të pranishmëve, i kërkuari dukej si një klient i zakonshëm i restorantit. Hetimi i kishte çuar hetuesit e karabinierëve në gjurmët e tij për njëfarë kohe, por çdo element e vendoste atë në provincën e Lucca.

Ai kishte një kartë identiteti të falsifikuar me të dhëna personale joekzistente. Për më tepër, në makinën e përdorur për udhëtim, u gjetën valixhe plot me rroba dhe sende të tjera personale të nevojshme për të ruajtur lëvizshmërinë e vazhdueshme.

Përveç dënimit me burg, shqiptari duhet të paguajë një gjobë prej 26,000 eurosh të përcaktuar në dënim. Ai tani është në burgun e Lucca.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion