Lejuan të kalojë kamioni me 442 kg canabis sativa, ndalohen katër punonjës të pikës kufitare të Hanit të Hotit

Aktualitet

Lejuan të kalojë kamioni me 442 kg canabis sativa, ndalohen katër

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar tre oficerë policie dhe një doganier, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Katër personat e arrestuar kanë qenë me detyrë në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Urdhri për ndalimin e Lekë Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj dhe Selami Ethemi erdhi pasi në pikën kufitare të Hanit të Hotit ata kanë lejuar të kalojë një kamion me targa shqiptare, i cili më pas është kontrolluar sërish në pikën kufitare të Bozajt në Malin e Zi ku janë gjetur 442.084 lëndë narkotike canabis sativa.

Njoftimi:

AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

➡️ L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

➡️ F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

➡️ T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

➡️ S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

ME TE LEXUARAT