Largohet nga banesa 15-vjeçari në Elbasan, nëna e shqetësuar lajmëron policinë
Lajmifundit
/
7 Maj 2025, 13:19
Aktualitet

Një 15-vjeçar është larguar nga banesa në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim tek familja e tij.
Denoncimi është bërë nga nëna e të miturit, e cila ka paraqitur kallëzim në polici më datë 6 maj 2025. Sipas njoftimit të Policisë, adoleshenti është larguar nga shtëpia që prej datës 16 prill.
Blutë janë angazhuar për gjetjen e të miturit dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij", njofton Policia.


