Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në Buxhetin e vitit 2025, marrëveshjen me Ukrainën e 10 pikat e tjera!

Aktualitet

Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në Buxhetin e vitit 2025,

Kuvendi ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën.

Gjithashtu me shumicë të thjeshtë 71 vota kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe. Një prej pikave të votuara ishte edhe ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat, si dhe Programi Kombëtar i Punësimit të të Rinjve.

U vu re mungesa e Opozitës në sallën e Kuvendit gjatë procedurës së votimit të pikave të rendit të ditës të diskutuara, teksa mazhoranca kishte prezentë numrin e nevojshëm të kërkuar në shumicë të thjeshtë për t'i miratuar, 71 deputetë.

Rendi i ditës kishte në total 14 pika, nga të cilat dy të parat ishin procesverbali i seancës së 29 majit dhe njoftimet nga Kuvendi.

ME TE LEXUARAT