Kërkuan përsëritje të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, KAS rrëzon PD-në

Politikë

Kërkuan përsëritje të zgjedhjeve në Korçë,

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mbyll shqyrtimin e ankimimeve të Partisë Demokratike për tre qarqe të tjera. Pas Kukësit, demokratët rrëzohen edhe për pretendimet e tyre në qarqet Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa KAS i kishte shtyre shqyrtimet nga seancat e kaluara, për grumbullim, dorëzim dhe verifikim të tyre, para se të shprehej me vendim.

PD u rrëzua në pretendimin e saj për pavlefshmëri të rezultatit të tabelave përbmbledhëse të certifikuara nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit dhe përsëritjen e tyre.

Demokratët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre Marash Logu dhe Franc Nuri, pretenduan parregullsi gjatë fushatës me “asfaltin elektoral”, përdorim të administratës dhe patronazhistëve, mungesën e fletëve të papërdorura në kuti dhe devijim të votës së diasporës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion