Rusia vijon të mbajë pezull armëpushimin, Putin dërgon të besuarin e tij në Uashington

Bota

Rusia vijon të mbajë pezull armëpushimin, Putin dërgon

I dërguari i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, do të vizitojë Uashingtonin këtë javë, raportuan të martën CNN dhe Axios, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Dmitriev, CEO i Fondit të Investimeve Direkte Ruse, mori pjesë në takimin me zyrtarë amerikanë në Arabinë Saudite më 18 shkurt, ku palët ranë dakord për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe. Takimi ishte pjesë e përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

Sipas raportimeve, Dmitriev do të takohet me të dërguarin e Trump për Ukrainën, Steve Witkoff. Ai do të jetë zyrtari i parë i lartë rus që do të vizitojë SHBA-në qëkur ish-presidenti Joe Biden pezulloi kontaktet diplomatike në vitin 2022. Thesari i SHBA thuhet se hoqi përkohësisht sanksionet kundër Dmitriev për ta lejuar atë të hyjë në vend.

Duke reaguar ndaj raporteve për vizitën e tij, Dmitriev shkroi “ndoshta” në llogarinë e tij X. “Rezistenca ndaj dialogut SHBA-Rusi është reale – e nxitur nga interesa të rrënjosura dhe narrativa të vjetra”, shtoi ai. “Por, çka nëse marrëdhëniet e përmirësuara janë pikërisht ajo që i nevojitet botës për siguri dhe paqe të qëndrueshme globale?”


Nga siguria kibernetike deri te avancimi i ushtrisë, Greqia zbulon planin 12-vjeçar të mbrojtjes
Të dielën, Trump kërcënoi se do të vendoste “tarifa dytësore” ndaj Rusisë nëse vendet dështojnë “të bëjnë një marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë”.

Moska ka këmbëngulur se çdo zgjidhje e ardhshme duhet të adresojë shkaqet rrënjësore të konfliktit, duke përfshirë zgjerimin e NATO-s drejt lindjes. Rusia ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga plani i saj për t’u bashkuar me bllokun ushtarak të udhëhequr nga SHBA dhe të bëhet një shtet përgjithmonë neutral.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion